‘O Rame, kishe pyt?’/ Batuta në distancë, Basha kërkon Ramën, kryeministri: I ndeze motorët? Mos mu nda

‘O Rame, kishe pyt?’/ Batuta në distancë, Basha kërkon Ramën, kryeministri: I ndeze motorët? Mos mu nda

Lulzim Basha dhe Edi Rama

TIRANË- Batuta dhe ironi mes drejtuesit politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Ishte Basha i pari që kërkoi reagim ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e përmendur gjatë një takimi. Përgjigjen e ka marrë sot nga kreu i qeverisë, i cili nuk e ka kursyer ironinë ndaj ish-kryedemokratit. 
REPLIKAT ME VIDEO:

Lulzim Basha: O Rame, kishe pyt ku është Luli? Ja më ku e ke Lulin, me Oriola Pampurin, me Demokratët Euroatlantikë në “Ali Dem” jemi, takim për zgjedhjet. Sot kam qenë në Shkodër. Dje në Tiranë me kandidatë të tjerë. Këtu jemi më Ram. Po ti ku je më Rame? Na thonë je fut në bodrum dhe thërret njerëzit, janë bë rreshtore aty. Ku je më Ram, ja ku o Luli.
Edi Rama: Duke shkuar për në Fier më vjen kjo video nga Luli, po mor Lul si mos të pyes për ty? Po si thanë; vdiq Luli, edhe unë nuk e besova! Se e di që ti je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top, ku ka vdekje që të afrohet ty. I ndeze motorët ëëëë? Shyqyr. Bravo, Oriolës dhe demokratëve euroatlantikë që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë. Me ty fiton, edhe kur humb fiton, prandaj forca. Bëhu i gjallë, mos mu nda tani!/ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente