Një tjetër kullë do të ndërtohet në Tiranë pranë Gjykatës së Lartë
pamje nga projekti
TIRANË- Kryeqytetit do ti shtohet një tjetër kullë. Në fillim të Prillit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi lejen e zhvillimit për objektin Gjykata e Lartë dhe Train Tower. Kapitali ka siguruar fotot e projektit, që do të ndërtohet në Bulevardin e Ri. Kompania ndërtuese është ‘StarTek’ e biznesmenit Lulëzim Mehmetaj. Siç duket në foto, Gjykata e Lartë do të jetë një ndërtesë e ulët 4 deri në 5 kate, ndërsa ngjitur me të do të ngrihet një kullë e lartë, numri i kateve të së cilës ende nuk është bërë publik.
LEJA
Përtej kësaj, ndërtimi i një godine të re për Gjykatën e Lartë, shtron pyetjen se çfarë do të ndodh me godinën ekzistuese, që gjendet në qendër të Tiranës, përballë ministrisë së Financave. KKTU tashmë ka kaluar leja për ndërtimin e një godine të re për Gjykatën e Lartë në fillim të Bulevardit të Ri, bashkë me një kullë nga kompania StarTek.
Burimi