Një muaj në qeli, Veliaj kërkon lirinë! Mbahet sot në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun

Një muaj në qeli, Veliaj kërkon lirinë! Mbahet sot në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun

Një muaj në qeli, Veliaj kërkon lirinë! Mbahet sot në

Erion Veliaj

TIRANË-Pas rreth 1 muaji në qeli prej datës 10 shkurt kur u arrestua, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Apeli do të shqyrtojë ankimin e masës arrest me burg. Seanca në Apelin e Posaçëm do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. 

Masën e kanë ankimuar edhe 4 nga 6 biznesmenët e akuzuar për korrupsion në këtë çështje. Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula janë kundër masës “detyrim paraqitje”, ndërsa biznedmeni Elman Abdule, i cili është i arrestuar, kërkon një masë më të butë se paraburgimi.

Një ditë para seancës (10 mars) Veliaj u konsultua me avokatët amerikanë Joshua Roberts dhe Daniel Fetterman, të cilët zhvilluan një takimin në ambjentet e burgut në Durrës. Në deklaratën për mediat përfaqësues i studios ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres LLP”, bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “detyrim paraqitjeje”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në “detyrim paraqitje” janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente