
“Na morët frymën”/ Shoqërohen në Polici 3 persona gjatë mitingut të Ramës në Lezhë
👁2017

Edi Rama
LEZHË- Një incident ka ndodhur gjatë mitingut të kryeministrit Edi Rama në Lezhë, teksa po prezantonte kandidatët për deputet. Mësohet se gjatë mitingut janë shoqëruar në Komisariat 3 persona. Ata kanë shkuar sheshin “Gjergj Kastrioti” me pankarta në duar ku shkruhej “Na morët frymën”.
Por, gjatë gjithë mitingut kanë qëndruar në heshtje dhe nuk kanë shkaktuar probleme. Pavarësisht kësaj, Policia Bashkiake ka shkuar në vendngjarje dhe i ka shoqëruar ata në komisarit. Deri më tani, ende nuk ka informacione nga Policia se përse ata janë shoqëruar./ZËRI