Mitsotakis paralajmëron Maqedoninë e Veriut, nuk lë jashtë as Shqipërinë: I bënë hesapet pa hanxhiun

Mitsotakis paralajmëron Maqedoninë e Veriut, nuk lë jashtë as Shqipërinë: I bënë hesapet pa hanxhiun

Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Demokracisë së Re, i ka dërguar mesazh dhe paralajmërim Shkupit dhe Tiranës. Protothema raporton se Mitsotakis theksoi se ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe detyrime nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe indirekt kritikoi SYRIZA-n opozitare. Mitsotakis theksoi se lëvizjet e fundit të Shqipërisë nuk e ndihmojnë atë në rrugën drejt integrimit europian dhe nuk e lehtësojnë procesin e anëtarësimit.
“Për ata që vazhdojnë ta glorifikojnë marrëveshjen që ka shumë probleme edhe sot në ngjarje dhe konferenca të ndryshme, le ta shohin sjelljen aktuale të Shkupit, le t’i shohin eksperimentet e tyre problematike në sjelljen aktuale të Shkupit. Këto janë gracka për të cilat kemi paralajmëruar nga foltorja. Ndërsa tani me fjalë të thjeshta dhe të qarta paralajmërojmë fqinjët tanë veriorë: Nuk e nisët mirë, duke shkelur si të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe detyrimet tuaja që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare. Ndaloni së bëri llogari, pa hanxhiun”, tha Mitsotakis dhe shtoi më tej se kjo vlen edhe për Shqipërinë, pas vendimit të djeshëm të gjykatës për dënimin me burg për Fredi Bellerin.
“Ëndrrat europiane të Edi Ramë kalojnë përmes një proverb grek, “si të shtrihet do të flejë”, tha ai.
Sa i përket Maqedonisë së Veriut, debatet nisën për mënyrën se si shprehet emri i vendit. Gjithçka nisi me Presidenten e vendit, Siljanovska Davkova, e cila në ceremoninë e betimit në Kuvendin e Shkupit, e ndryshoi betimin dhe në vend që të betohet si presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mos përmendur “Veriu”. Ajo u betua si presidente e “Republikës së Maqedonisë”, duke shkelur jo vetëm Marrëveshjen e Prespës por edhe Kushtetutën e vetë vendit të saj. Kështu shkaktoi krizën e parë me Greqinë. 
Ndërkohë me vendin tonë, kriza ka nisur me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Beleri aktualisht është zgjedhur edhe si eurodeputet në Parlamentin Europian nën logon e partisë “Neodemokracia”, e drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Gjykata e Posaçme e shkallës së parë e ka dënuar Belerin me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbahet në burg që prej muajit Maj të vitit të kaluar, ndërsa nga burgu arriti që të zgjidhej dhe eurodeputet. /ZËRI
Burimi