Mickoski: Në Shqipëri ka më tepër bullgarë se në Maqedoni, a do ta kushtëzojë Bullgaria edhe Shqipërinë?

Mickoski: Në Shqipëri ka më tepër bullgarë se në Maqedoni, a do ta kushtëzojë Bullgaria edhe Shqipërinë?

Hritijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur mbi ndryshimet kushtetuese, ku kërkohet futja e komunitetit bullgar dhe etnive tjera në vend. Me këtë rast ai tha se e në Shqipëri ka tre herë më shumë popullatë bullgare sesa në vend, dhe pyeti nëse do të vlejë i njëjti kusht që ata të jenë pjesë e Preambulës së Kushtetutës.
“Maqedonasit në Shqipëri, shumë shpejtë do të doja t’i vizitoja, dhe do të shkojë t’i vizitojë, dua ta rikthejë besimin. Më vjen keq që qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së kështu sillej dhe la hapësirë që propaganda e huaj të jetë aktive në atë pjesë, por unë do të them që ajo politikë asimiluese e fqinjit tonë lindor nuk është vetëm te maqedonasit, nëse i shihni numrat do ta shihni që përfshin një pjesë të madhe të qytetarëve të tjerë në Shqipëri. Kjo është diçka që duhet të analizohet me më tepër seriozitet. Tani parashtrohet pyetja, sepse në Shqipëri ka tre herë më shumë që janë deklaruar si pjesë e bashkësisë bullgare, a do të kemi edhe për Shqipërinë kusht që ata të jenë në Preambulën e Shqipërisë? Sepse tre herë më tepër ka qytetarë të Shqipërisë që thonë për vete thonë se janë pjesë e bashkësisë bullgare, nga ata që thonë se janë në Maqedoni”, shtoi Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se për këtë që po ndodh fajtore është Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, e cila, siç tha, ka lënë hapësirë ​​boshe për propagandë bullgare, por siguroi se Qeveria ka qëllim serioz që të kujdeset për popullatën maqedonase jo vetëm në fqinjësi, por kudo në botë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente