
Mesazhe me Llagamin për SPAK? Reagon Klotilda Bushka: Janë tërësisht të pavërteta
👁904
Klotilda Bushka
TIRANË-Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve në media, ku pretendohet se ajo është duke komunikuar me Naureda Llagamin lidhur me aktivitetet e SPAK-ut.
“Në respekt të miqve, dashamirësve dhe të gjithë atyre që më njohin dhe që më kanë besuar votën e tyre, ndjej detyrimin të sqaroj se shpifjet dhe balta që po hidhet ndaj meje nga media të caktuara janë tërësisht të pavërteta. Këto janë sajesa me qëllime të caktuara dhe nuk kanë asnjë bazë në realitet. Për këtë arsye, që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësinë në vend. E vërteta nuk mund të fshihet nga gënjeshtra!” – shkruan Bushka në komentin e saj.
Burimi