Mesazhe me Llagamin për SPAK? Reagon Klotilda Bushka: Janë të pavërteta, do ngre padi

Mesazhe me Llagamin për SPAK? Reagon Klotilda Bushka: Janë të pavërteta, do ngre padi

Klotilda Bushka

TIRANË-Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve në media, ku pretendohet se ajo është duke komunikuar me ish-kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami lidhur me aktivitetet e SPAK-ut. 
Mesazhet e siguruara, të shkëmbyera në aplikacionin “Signal”, përmendin edhe emrin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Vërtetësia e këtyre mesazheve ende nuk është provuar. Bushka i ka hedhur poshtë këto lajme duke paralajmëruar padi në gjykatë për këtë çështje.
“Në respekt të miqve, dashamirësve dhe të gjithë atyre që më njohin dhe që më kanë besuar votën e tyre, ndjej detyrimin të sqaroj se shpifjet dhe balta që po hidhet ndaj meje nga media të caktuara janë tërësisht të pavërteta. Këto janë sajesa me qëllime të caktuara dhe nuk kanë asnjë bazë në realitet. Për këtë arsye, që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësinë në vend. E vërteta nuk mund të fshihet nga gënjeshtra!” – shkruan Bushka.

Deputetja po hetohet nga SPAK për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, deputetja ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024. Kjo vepër penale përfshin kryerjen e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente