Mediat serbe: Vuçiç i kundërpërgjigjet marrëveshjes “Kroaci-Shqipëri-Kosovë”, krijon aleancë me Hungarinë

Mediat serbe: Vuçiç i kundërpërgjigjet marrëveshjes “Kroaci-Shqipëri-Kosovë”, krijon aleancë me Hungarinë

Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Aleanca ushtarake mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë ka shkaktuar reagime negative në Serbi. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se kjo marrëveshje shkel marrëveshjen e armëve të nënshkruar në vitin 1996 në Firencë mes Kroacisë, Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë, Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës Serbe. Vuçiç i dërgoi një letër sekretarit të NATO-s Mark Rutte në lidhje me këtë marrëveshje.
Por, media serbe “Kurir” raporton se si kundërpërgjigje Serbia do të lidhë një aleancë ushtarake me Hungarinë. Media serbe, shkruan se dy vendet po “përgatiten për një bombë të vërtetë”.

Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban tashmë janë duke negociuar për këtë marrëveshje. Lajmi, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa asnjë nga palët e përfshira nuk kanë komentuar rreth kësaj.
Lajmi vjen pas samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Kjo pasi Kroacia ka shprehur shqetësim për marrëdhëniet e tensionuara në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë./ZËRI
Burimi