Mediat italiane: Meloni blen vilë me pishinë në Palasë

Mediat italiane: Meloni blen vilë me pishinë në Palasë

Edi Rama dhe Giorgia Meloni

ITALI- Silvio Berlusconi bleu Villa due Palme në Lampedusa për t’u dhënë banorëve të ishullit një garanci në lidhje me çështjen e emigrantëve. Të njëjtën gjë duket se ka bërë edhe kryeministrja Giorgia Meloni, por kjo e fundit tërhiqet nga Shqipëria. Ajo duket se është shumë i interesuar për një investim në brigjet e pacenuara me pamje nga Italia. Pikërisht në Palasë, në qarkun e Vlorës, në jug.
‘Meloni ka blerë një vilë në një resort të ri përballë plazhit me mundësi për të krijuar një kopësht dhe për të ndërtuar një pishinë private. Lajmi është konfirmuar për këtë gazetë nga burime politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare,”-kështu shkruajnë mediat italiane lidhur me investimin më të fundit të Melonit.
Ideja duket se u ka ardhur një vit më parë kur e gjithë familja Meloni, dy motrat (Giorgia dhe Arianna) dhe shoqëruesit e tyre, Francesco Lollobrigida dhe Andrea Giambruno, u larguan nga ferma puliane për të kaluar disa ditë pranë kryeministrit Edi Rama në Vlorë./ZËRI
Burimi