![ME VIDEO: Shoferi i mjekut Edmond Gashi “feston” me muzikë latine, iu pengon gazetarëve raportimin](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/me-video-shoferi-i-mjekut-edmond-gashi-feston-me-muzike-latine-iu-pengon-gazetareve-raportimin_667d68cb286d1.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
ME VIDEO: Shoferi i mjekut Edmond Gashi “feston” me muzikë latine, iu pengon gazetarëve raportimin
Pamje nga Gjykata
TIRANË- Mjeku i spitalit Onkologjik, Edmond Gashi shkoi në ambientet e Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Por teksa ai ishte brenda në sallë, jashtë shoferi i tij ka vendosur muzikë me volum të lartë për të penguar gazetarët që po raportonin live mbi skandalin e Onkologjikut. Mesa duket njëjtë si mjekut Gashi, edhe shoferit të tij nuk i ka bërë përshtypje skandali i zbuluar brenda spitalit. Të paktën këtë tregon videoja e filmuar nga gazetari Armand Bajrami.
Atje ku pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale luftojnë çdo ditë për jetën, e ku mjekët i shohin si bankomat për të siguruar pushimet e radhës në Maldive. Mesa duket i frymëzuar nga këto vende ekzotike ka qenë edhe shoferi i Gashit, i cili ishte ‘duke festuar’ nën tingujt e këngëve latine.
MOMENTI ME VIDEO: