
ME VIDEO- Flamur Noka nxjerr gishtin e mesit në Kuvend (GJESTI)
👁1095
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë një gjest të turpshëm nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës së sotme, në replikë me ministrin e Qeverisë për marrëdhëniet me Kuvendin, Noka ka nxjerrë gishtin e mesit.
“Shqiptarët do votojnë vetëm një numër, numrin 1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Nuk ka për t’ju votuar kush juve jo. Asaj 5-ës neve ia ulim një gisht. E kanë zakon shqiptarët që t’ja ulin një gisht,”-tha Noka.
Menjëherë sapo ka ndodhur gjesti, ka pasur një ndërhyrje nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila i ka tërhequr vëmendjen./ZËRI
Burimi