ME PIKA, çfarë ndodhi këtë të premte me Fredi Belerin! Presidenca ‘flakë për flakë’ Bardhit

ME PIKA, çfarë ndodhi këtë të premte me Fredi Belerin! Presidenca ‘flakë për flakë’ Bardhit

Fredi Beleri

➤ Ora 10:07, Fredi Beleri “lirohet’ për pak orë nga qelia dhe merr pjesë në mbledhjen e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, i cili dhe vulosi fatin e tij në bashkinë e Himarës. Beleri mbërrin i shoqëruar nga oficerët e Policisë.

➤ Ora 11:03, kreu i Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, vulos fatin e Fredi Belerit duke ia hequr përfundmisht mandatin e fituar në zgjedhjet e 14 majit. Mandat që nuk e ushtroi kurrë pasi dy ditë para zgjedhjeve u burgos për blerje votash.

Ilirjan Celibashi merr vendimin

➤ Ora 14:49, Këshilli i Ministrave i dërgon një letër Presidentit Bajram Begaj ku i kërkon që të shpallë një datë për zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës, me vendin e lënë tashmë bosh dhe zyrtarisht nga Fredi Beleri.

Letra e Këshillit të Ministrave

Letra e Këshillit të Ministrave

➤ Ora 15:23, Fredi Belerri reagon pas vendimit të Komisonit Qendror të Zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, tashmë vetëm me statusin e eurodeputetit të “Neodemokracia”, Beleri nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ky i fundit organizoi një një grusht shteti për të “pushtuar” Bashkinë e Himarës.

Fredi Beleri del nga KQZ

➤ Ora 16:13, Presidenca nuk humbet kohë. Pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, Kreu i Shtetit, Bajram Begaj dekreton 4 gushtin si datën kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës.

Presidenti Bajram Begaj

➤ 16:34, Partia Demokratike kundër dekretit të Presidentit. Gazment Bardhi në emër të grupit të PD-së e cilësoi dekretin e Begajt si antiligjor dhe antikushtetues. Sipas Bardhit, Begaj ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

1/3. Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. pic.twitter.com/jiEUDe2g2G
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 5, 2024

➤ 17:09, Presidenca “flakë për flakë” Gazment Bardhit. Instiutucioni i Presidentit sqaron se dekretimi i datës së zgjedhjeve të reja, nuk e pengon Fredi Belerin të aknimojë vendimin në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS)./ZËRI
Burimi