
Më e votuara në Primare, Tabaku: S’ka sfidë që më ndalon
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila do të garojë në lista të hapura, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet, pavarësisht sfidave. Në një postim në Facebook, Tabaku thotë se edhe këtë betejë e konsideron të fituar, si çdo tjetër që ka pasur më herët. Deputetja e PD-së shton se është e vendosur tu shërbejë qytetarëve.
Postimi i Tabakut:
Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin! Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur! Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur. Çdo betejë e kam fituar me punë dhe përkushtim, dhe ashtu do të ndodhë edhe tani! Do të jem në Parlamentin e ri për të përfaqësuar jo vetëm demokratët që më votuan, por edhe ata që ende nuk e shohin veten të përfaqësuar. Për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për familjet shqiptare, për integrimin Europian dhe për luftën ndaj korrupsionit! Betejat nuk më trembin! Nuk më trembi komisioni hetimor, as pronarët e inceneratorëve që sot janë në arrati apo në qeli. Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë! Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë privilegj më të madh sesa të jem zëri i demokratëve dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe vendosmëri!
Burimi