“Më detyruan ta bëj operacionin në privat!”/ Pacientja përballet me mjeken Alketa Pere: Të kurova me dashuri

“Më detyruan ta bëj operacionin në privat!”/ Pacientja përballet me mjeken Alketa Pere: Të kurova me dashuri

TIRANË- Mjekja Alketa Pere, e cila u pezullua nga detyra pas skandalit të zbuluar në spitalin Onkologjik është përballur me një paciente të saj. Në një lidhje telefonike me “Top Story”, pacientja Fatmira Vata rrëfeu se e kanë detyruar që të mjekohej në spital privat, atje ku edhe kreu procedurën e operacionit. Por pasi pacientja bëri rrëfimin e saj, ndërhyri mjekja Pere, e cila zbuloi “recetën” për të sëmurën. Sipas saj, pacienten e ka mjekuar atë  me një dashuri të pakufishme dhe se ka qenë një nga pacientet që e ka pasur të vështirë për shkak të shtetit.
Pjesë nga biseda në studio:
Pacientja: Kur kam shkuar në atë spital, jam përball me doktoreshën e kam thënë edhe në pasdite, jam ndjerë e poshtëruar në atë spital sapo kam shkelur veç gjendjes psikologjike të rënduar, ishte një roje që ishte i pirë që nuk të linte të hyje, na thonin rrini në pllaka në radhë, më kanë thënë sallën e kemi në  konstruksion, më është thënë nuk e kemi ilaçin, kam shkuar tek private kur jam ankuar më është dhënë mundësia të bëj tre kimio pasi jam ankuar, kam arritur të bëjë radioterapinë, kam takuar mjeken dhe më tha do të mjekohesh 5 vite, u mbusha me njolla të kuqe, shkova i them mjekes nuk ngrinte kokën të më shikonte, i thashë këto shqetësime, unë tani jam mirë me shëndet.
Alketa Pere: E kujtoj rastin e Fatmira Vatës.
Pacientja: Më kanë detyruar këta ta bëj operacionin në privat, kam shkuar vetë dhe më thoshin e ke agresiv kancerin. Nuk më tha thënë njeri.
Alketa Pere: E kam mjekuar me një dashuri të pakufishme ka qenë një nga pacientet që e ka pasur të vështirë për shkak të shtetit./ZËRI
Burimi