Mbyllja e TikTok/ Sot protesta e opozitës në Tiranë, mbi 1 mijë policë në terren

Mbyllja e TikTok/ Sot protesta e opozitës në Tiranë, mbi 1 mijë policë në terren

Mbyllja e TikTok/ Sot protesta e opozitës në Tiranë, mbi 1

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot do tëmbahet protesta e thirrur nga opozita kundër mbylljes së platformës TikTok. Partia Demokratike ka kërkuar dy orë leje për protestën, ecila do të mbahet para godinës së kryeministrisë, konkretisht nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Ndërkohë policia ka bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre. Në terren do të jenë rreth 1 200 efektivë. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë.

Çfarë po ndodh me platformën Tik Tok

13 marsi duhet të kishte qenë dita e fundit e “TikTok” në Shqipëri! Por rrjeti është ende aktiv për 1.5 përdoruesit nga Shqipëria që kanë akses në këtë platformë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike kishte vënë datën 13 mars si afatin fundor që kompanitë e internetit të merrnin masat e nevojshme për bllokimin e aksesit në TikTok, por duket se arritja e këtij qëllimi kërkon më shumë kohë. AKCESK  ka bërë me dije se ka nisur nga puna për bllokimin e rrjetit social, por kërkojnë më shumë kohë, të paktën 10 ditë.

Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Brenda një jave apo 10 ditësh, shqiptarët nuk do të mund të aksesojnë më platformën “Tik Tok”. Vendimin e marrë e ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se për 12 muaj, “Tik Tok” nuk do të mund të funksionojë më brenda territorit të Shqipërisë. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente