Macron i vendosur për të mos u dorëhequr dhe nëse humb zgjedhjet parlamentare
Emmanuel Macron
Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua sot “të punojë deri në maj 2027”, atëherë kur i mbaron dhe mandati, edhe nëse kampi i tij politik e gjen veten të cenueshëm nga e djathta ekstreme, një javë para zgjedhjeve parlamentare.
“Qeveria e ardhshme, e cila do të pasqyrojë domosdoshmërisht votën tuaj, do të mbledhë së bashku, shpresoj, republikanë nga spektra të ndryshëm, të cilët do të dinë me guximin e tyre të kundërshtojnë ekstremet”, tha Macron në një letër të hapur drejtuar qytetarëve francezë.
Emmanuel Macron mori një goditje të fortë në zgjedhjet në Parlamentin Europian, ku e djathta ekstreme, mundi partinë e tij, me “frikën” gjithnjë e në rritje se e djathta ekstreme e Marine Le Pen do arrijë të marrë vota mjaftueshëm në vitin 2027 për të qeverisur Francën./ZËRI
Burimi