Kuvendi rrëzon inteperlancën e Dogjanit me Ramën, Bardhi: Nuk e njohim Ministrin e Financave, ka dy muaj s’vjen në Kuvend

Kuvendi rrëzon inteperlancën e Dogjanit me Ramën, Bardhi: Nuk e njohim Ministrin e Financave, ka dy muaj s’vjen në Kuvend

Gazment Bardhi

TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar sot interpelancën e kërkuar nga Opozita me kryeministrin Edi Rama. Ishte Asllan Dogjani ai që kërkoi interpelancë me Ramën, kërkesë që u hodh në votim, por u rrëzua. Menjëherë pas këtij vendimi, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se kjo gjë po bëhet në mënyrë të vazhdueshme, pasi nuk është hera e parë që rrëzohet një kërkesë e Opozitës për interpelancë.
“Sa herë deputetet për shkak të një vendimi të një frikacaku që flet vetëm me veten por s’ka guxim të vijë e të përballet me opozitën, ju refuzoni çdo interpelancë me kryeministrit. Kjo shkel Kushtetutën, jeni aty jo për t’i shërbyer kryeministrit. Kur jeni betuar në Kushtetutë keni thënë se do mbroni më shumë të drejtat e opozitës së të mazhorancë. Tani e keni bërë traditë, që refuzoni në mënyrë arbitrare çdo kërkesë të ligjshme për interpelancë të deputetëve të Opozitës,”- tha Bardhi.  
Bardhi foli gjithashtu dhe për Ministrin e Financave, Ervin Mete, për të cilin tha se ka dyamuaj që nuk vjen në Kuvend.
“Ka nja dy muaj, unë nuk e di kush është ministri i Financave, në aktivitet nuk e shohim, në seancë plenare nuk e shohim. I kërkojmë kërkesa për informacion, nuk kthen përgjigje. Kjo e ka burimin te sjellja juaj, duhet të jetë kryetari i Kuvendit që ndërhyn për të respektuar të drejtat e opozitës. Hiqni dorë nga sjellja provokuese ndaj deputetëve të opozitës. Nëse vazhdoni me këtë rrugë, do mbani përgjegjësi,”- tha Bardhi.
Burimi