Kushti për listën e hapur! 5 zonjat, për të cilat Rama shkeli rregullin e vendosur vetë

Kushti për listën e hapur! 5 zonjat, për të cilat Rama shkeli rregullin e vendosur vetë

Edi Rama

TIRANË- Deputetët e partive politike janë gati për garën e 11 majit, por çfarë u tha nga kryetarët e partive dhe si u veprua në të vërtetë për zgjedhjen e kandidatëve? Një deklaratë e kreut të qeverisë për listën e kandidatëve të Partisë Socialiste duket se nuk është zbatuar. Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në rubrikën “Sy më Sy” ku foli për listat e deputetëve të Partisë Socialiste, theksoi se ata deputetë që kanë më shumë se një mandat do të jenë në listën e hapur, me ndonjë përjashtim të veçantë.
“Dje bëmë të qartë vijën parimore të ndarjes së detyrave, kush ka qoftë dhe një mandat do jetë në fushëbetejë për të marrë vota për veten dhe PS, burrat nuk diskutohen, por dhe për gratë dhe vajzat nuk përjashtohen. Në listën e mbyllur do të jenë njerëz që hyjnë për herë të parë në parlament, që vijnë nga kontribute të caktuara në shoqëri,”-u shpreh Rama.
 Por, ky rregull është thyer nga Rama pesë herë.
Në listën e mbyllur të Tiranës, ai ka kandiduar Lindita Nikollën, e cila ka më shumë se një mandat.
Në listën e mbyllur të Tiranës, rregulli është thyer për Evis Kushin, e cila po ashtu ka më shumë se një mandat.
Rregulli është thyer edhe në Durrës, jo për një, por për tre kandidate. Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi dhe Aurora Mara, edhe pse kanë më shumë se një mandat deputeti, janë kandiduar në listën e mbyllur të Durrësit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente