
Kush do ta zëvendësojë në drejtimin e partisë? Berisha: Ky do jetë vendimi im i parë si kryeministër
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar disa çështje të rëndësishme të politikës në vend, para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për përgatitjet e opozitës për zgjedhjet dhe lëvizjet brenda PD-së. I pyetur se kush do të ishte pasardhësi i tij, Berisha theksoi se lideri i një partie ka një mision që të çojë para forcën politike që përfaqëson, jo që të krijojë dhe të lërë pas kopjen e tij. Ai shtoi se kjo është e drejta e anëtarëve të PD-së të zgjedhin udhëheqësin që ata preferojnë. Po ashtu, se me emrat e kandidatëve për deputetë u provua se asnjë nga familjarët e tij nuk ka ambicie për të drejtuar PD-në.
”Kjo është e drejta e anëtarëve të PD që të zgjedhin atë që pëlqejnë. Unë do të respektoj atë që zgjedh anëtarësia. Lideri i një partie politike ka mission të çojë partinë në fitore jo të përpiqet të krijojë kopjen e tij. Kjo është e drejta e anëtarëve të PD që të zgjedhin atë që pëlqejnë. Unë do të respektoj atë që zgjedh anëtarësia. Brenda familjes sime nuk ka një kandidat. Vajza ime ndjek politikën nga jeta e saj private, nuk hyri në asnjë listë, as dhëndri apo djali im,”- u shpreh Berisha.
Kreu i PD-së, Berisha konfirmoi se nuk ka nisur lobimin për heqjen “non grata” pasi pret të kryhen ndryshimet në administratën e re amerikane. Po ashtu, përgënjeshtroi lajmet për një udhëtim drejt SHBA, ai tha se nuk ka asgjë të re në këtë moment.
Në intervistën e dhënë për “Kjo Javë”, Berisha foli edhe për kundërshtarët politikë. Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, Berisha i ka cilësuar si “marrëveshje”. Ai shtoi se tani Rama bën dialog me Lul Bashën duke zëvendësuar kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliajn.
“Lul Basha dhe Edi Rama është ëin-ëin story. Rama përpiqet ta zëvendësojë lali vjedhësin me lali Lulin. Luli përpiqet ta qarkullojë emrin me Edin e mendon të jetë personazh. Nuk është vetëm se një skeç qesharak dhe shqiptarët e dinë që janë shumë bajate. Unë e kisha konstatuar se ai bën monolog nga zyra e tij. Zyra ime e shtypit printoi 1600 komente asnjë prej tyre nuk lexoi asnjë prej tyre dhe as iu përgjigj. Ai Eduardi ishte fiksim, janë pyetje vetes. Pasi u zbulua kjo, tani bën dialog me Lul Bashën, ja ka zëvendësuar lali Erin,”- tha Berisha.
Në fund, i pyetur se cili do të ishte vendimi i parë që do të merrte nëse do të zgjidhej si kryeministër, kryedemokrati tha se do të ishte vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar./ZËRI
Burimi