Kur do mbyllet TikTok?! AKEP urdhër kompanive të internetit në Shqipëri: Bllokoni aksesin!

Kur do mbyllet TikTok?! AKEP urdhër kompanive të internetit në Shqipëri: Bllokoni aksesin!

Kur do mbyllet TikTok?! AKEP urdhër kompanive të internetit në

Foto ilustruese

TIRANË- Brenda kësaj jave mbyllet TikTok! Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare e ka kërkuar zyrtarisht ndalimin e aksesit në aplikacionin “TikTok”. Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofrues të shërbimeve të internetit) nga ana e AKEP kërkohet mbyllja e aksesit në “TikTok” brenda datës 13 Mars.

“Secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025,”-thuhet në njoftim.

Njoftimi i AKEP:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme: Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë; Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë; Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë; Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.

Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK. Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së.

Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025.

Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Brenda një jave apo 10 ditësh, shqiptarët nuk do të mund të aksesojnë më platformën “Tik Tok”. Vendimin e marrë e ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se për 12 muaj, “Tik Tok” nuk do të mund të funksionojë më brenda territorit të Shqipërisë. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre.

Teksa një vendim është marrë dhe pas datës 13 mars, nuk do të ketë më TikTok në Shqipëri, më datë 15 opozita e vendit ka lajmëruar mbajtjen e një proteste, ku kanë kërkuar që të jenë pjesëmarrës të gjithë që nga nxënësit e shkollave deri tek prindërit e tyre./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente