“Kthehuni”/ Berisha thirrje kandidatëve të koalicionit “Euroatlantik”: Ju gënjen Basha

“Kthehuni”/ Berisha thirrje kandidatëve të koalicionit “Euroatlantik”: Ju gënjen Basha

Sali Berisha

SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi një takim në Shkodër ku prezsantoi edhe 11 kandidatët për deputetë. Gjatë këtij takimi, Berisha iu bëri thirrje edhe demokratëve që kanë zgjedhur të ndjekin Lulzim Bashën kreun e koaliconit “Euroatlantik” të bashkohen me koalicionin e tij.
Kryedemokrati u shpreh se çdo votë kundër opozitës është votë për kryeministrin Edi Rama.
“Fatmir, Ramiz, ikni tani e morët vesh ku shkoi Donaldi e shihni dhe ku po shkon dhe Kimi. Mos vazhdoni gënjeshtrën e Lul Bashës se nuk ka më turp t’ju gënjejë Lul Basha nga mëngjesi në darkë. Të gënjejë që po të uleni dhe të mendoni sa herë jeni gënjyer ju s’jeni të zotë ti numëroni. Kthehuni dhe mos vazhdoni betejën se cdo votë për këta është votë për Edi Ramën, cdo votë e partive kundër opozitës është votë për Edi Ramën”, tha Berisha./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente