Kryemadhi deklaron hapur votën dhe mbështetjen për Metën: Braimllari? I uroj suksese në jetë, do digjet te inceneratori

Kryemadhi deklaron hapur votën dhe mbështetjen për Metën: Braimllari? I uroj suksese në jetë, do digjet te inceneratori

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka deklaruar se vota e saj do të shkojë për Aleancën për Shqipërinë Madhështore që ka bashkuar të gjitha partitë opozitare. Teka futen në Kuvend për seancën plenare, Kryemadhi u shpreh se Ilir Metën, kreun e Partisë së Lirisë e sheh si njëerëzit më kryesorë të stabilizimit në Shqipëri, edhe pse është bashkëshorti i saj, me të cili ndodhet dhe në process divorci.
E pyetur për Endrit Braimllarin, i cili braktisi opozitën për të garuar në listat e Partisë Socialiste, Kryemadhi tha se njeriu që deri dje denonconte inceneratorët, do ka pranuar të ‘digjet’ brenda tyre.
“Jam këtu si deputete si një nga themelueset e LSI, gjithmonë kam marrë mandate në zonat më të vështira, patjetër vota ime do të shkojë për Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën, si kreu i PL dhe si një nga njerëzit kryesor të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri. IU bëj thirrje miqve dhe familjarëve dhe atyre që kanë besuar te unë të shkojnë dhe të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë. Për zotin Endrit Brahimllari, i uroj suksese në jetë. Mendoj që para 6 muajve ulëriste për inceneratorin, nuk do të besoj se do të shkojë të digjet edhe ai te inceneratori. Megjithatë është e çuditshme, me surpriza dhe të papritura. I bëj thirrje opozitës të tregojë kujdes sepse vërtet Edi Rama ka vendosur emra anonim në lista, por mos të harrojmë se paratë e krimit, paratë e drogës, administrata shtetërore do të jetë ajo që do të çojë të gjithë grupin e manipulimit të saj drejt kutisë së votimit. Puna është e vështirë, kërkon konsolidim, kërkon bashkim dhe unifikim, dhe aq më tepër sot është edhe më e domosdoshme për të qenë bashkë më këtë proces të vështirë,”- tha Kryemadhi.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente