![“K*rvë burrë”, degjeneron debati mes Bardhit dhe Braçes: O zëdhënës i krimit, prej jush u vra një qytetar në derën e SPAK](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/krve-burre-degjeneron-debati-mes-bardhit-dhe-braces-o-zedhenes-i-krimit-prej-jush-u-vra-nje-qytetar-ne-deren-e-spak_66866e39e8d6e.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
“K*rvë burrë”, degjeneron debati mes Bardhit dhe Braçes: O zëdhënës i krimit, prej jush u vra një qytetar në derën e SPAK
Gazment Bardhi dhe Erion Brace
TIRANË- Ka degjeneruar në fyerje personale debati në Kuvend mes Gazment Bardhit dhe Erion Braçes, ndërsa opozitës i është rrëzuar kërkesa për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Gjatë kohës që Bardhi ishte duke folur në foltore, Braçe e ka fyer nga vendi kreun e grupit parlamentar të opozitës.
Bardhi i akuzoi socialistët se janë zëdhënës të krimit të organizuar, ndërsa iu kërkoi vetëvrasje e Pal Trashajt përpara SPAK-ut, për shkak të zhvatjes që i ishte bërë nga kompania e mikrokredive MCA.
Teksa deputeti demokrat fliste në foltoren e Kuvendit ka ndërhyrë Erion Braçe, i cili iu drejtua duke i thënë “na plasi tr*pi çfarë thua ti”.
Debati i plotë
Bardhi: Ca ke ti mo gore ca ke? Ca ke
Braçe nuk dëgjohet
Bardhi: Mbyll gojën ti, mbaj vend tënd aty
Braçe: K*rvë burrë
Bardhi: Ti mos fol fare zëdhënës i krimit të organizuar të ndërhysh ti. Ti vrave një qytetar në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote që nuk ndërhyni në kreditë e këqija
Bardhi: Përgjigjuni ti zonja kryeparlamentare. E dëgjove fjalorin që përdori ai.
/ZËRI
Burimi