Kritikoi listën e PS-së/ Gazetarja: U kërcënova! Neomalësorja: Ju ka ngec sahati në të kaluarën, ndjej keqardhje

Kritikoi listën e PS-së/ Gazetarja: U kërcënova! Neomalësorja: Ju ka ngec sahati në të kaluarën, ndjej keqardhje

Kritikoi listën e PS-së/ Gazetarja: U kërcënova!

Marjana Koçeku dhe Kostana Morav

TIRANË- Neomalësorja, Marjana Koçeku ka reaguar ndaj kritikave të marra pas publikimit të listës së Partisë Socialiste në Shkodër. Koçeku shprehet se ajo po kandidon për të sjellë ndryshime në komunitetin e saj. Po ashtu, ajo iu përgjigjet komenteve që e krahasojnë atë me personazhe të komunizmit, se nostalgjia për sistemin totalitar është më e keqja që mund të ndodhë në një vend.

“Nuk due me u ndal hiq per me komentue nese do jem deputete e zgjedhun apo “e emerume”. Ky asht sistemi zgjedhor te cilit i perket ky cikel i jemi fillestar dhe per mue ma e randsishmja asht qe ajo cka due me sjell une per komunitetin tem, te vijn mes jush si nji frym pozitive. E sa per krahasimet me lenka cukot, si nji ish studente e shkencave politike, ndjej keqardhje qe disa prej juve u ka ngec sahati n’tkaluemen dhe ende e ktheni kryet mrapa per me gjet ndoj gja te ngjashme me periudhen e realizmit socialist. Sepse un personalisht besoj, se gjaja ma e keqe qe mundet me i ndodh nji kombi, asht nostalgjia per komunizmin; si rrjedhoje me vjen realisht gjynah për ju!”, shprehet ajo.

Ndërsa dy ditë më parë, gazetarja Kostana Morava ka denoncuar në rrjetet sociale një kërcënim që ka marrë pasi kritikoi kandidaturën e Neomalësores. Morava ka publikuar edhe foto të mesazheve me gjuhë fyese dhe thotë se stili i përdorur aty është tipik mafioz ku vë në dukje se emri i profilit të porsa hapur në TikTok mban emrin “Paketojmë tritol”.

Kritikoi listën e PS-së/ Gazetarja: U kërcënova!

Kritikoi listën e PS-së/ Gazetarja: U kërcënova!

Morava gjithashtu ngre pyetjen, “Kujt do ti shërbejnë në të vertete këta të rinj të parafabrikuar për te cilët punojnë fuqishëm zyrat e PR-it?”


Sipas asaj që rrëfen gazetarja gjithçka ka ardhur pas publikimit në rrjet të kritikavë ndaj listës se Partise Socialiste në Shkodër. Konkretisht neomalësores Marjana Koçeku, e cila është kandidate në listën e mbyllur të PS./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente