KQZ i hoqi mandatin e kryebashkiakut të Himarës Belerit/ Ministria e Jashtme greke: Lejojeni të shkojë si deputet në Strasburg

KQZ i hoqi mandatin e kryebashkiakut të Himarës Belerit/ Ministria e Jashtme greke: Lejojeni të shkojë si deputet në Strasburg

Fredi Beleri

TIRANË- Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar këtë të premte pas vendimit të Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili i hoqi mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit. Në një reagim, ministria e Jashtme e Greqisë, shpreh shqetësimin e saj për këtë vendim, që nuk e lejon Belerin të jetë kryebashkiak i Himarës, por nga ana tjetër kërkon që Beleri të lejohet të jetë pjesë e seancës së parë plenare në Parlamentin Europian. Beleri u zgjodh eurodeputet i Greqisë në PE nga lista e partisë Demokracia e Re, e kryeministrit grek.
Ministria e Jashtme greke: Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerin pa u bërë as edhe betimi i kryebashkiakut të Himarës është një praktikë e re dhe përfundimi i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor. Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e sharjes dhe dënimin shpërpjestimor të vendosur, si dhe faktin që Bashkia e Himarës qeveriset prej një viti nga persona të paautorizuar. Ministria e Punëve të Jashtme rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë z. Beleri, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në punën e tij, duke filluar nga Seanca e parë plenare më 16 korrik në Strasburgu./ZËRI
Burimi