Kosova vendosi! Mbyllen zgjedhjet, pritet të nisë numërimi i votave

Kosova vendosi! Mbyllen zgjedhjet, pritet të nisë numërimi i votave

Foto ilustruese

PRISHTINË- Mbyllet procesi i votimit në Kosovë. Tashmë qytetarët e kanë ushtruar të drejtën e tyre dhe kanë zgjedhur qeverinë që do t’i drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, të drejtën për të votuar e ushtruan 38.9% e qytetarëve. 
Ndërsa pritet që pas pak minutash KQZ të japë shifrat përfundimtare të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe të nisë menjëherë numërimi i votave. Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë: Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj. Votimi ka nisur që në orën 7.00 të mëngjesit dhe përfundoi deri në orën 19.00./ZËRI 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente