
Konsumuan kokainë në zyrat e komunës së Leposaviçit, prokuroria ngre aktakuzë ndaj 3 ish-zyrtarëve serb
Dragana Miletiç
KOSOVË- Prokuroria e Mitrovicës ka ngritue aktakuzë ndaj 3 zyrtarëe që të Komunës së Leposaviçit që u kapën duke konsumuar kokainë në zyrë. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Komunës është ngritur aktakuzë ndaj ish-nënkryetares serbe, Dragana Miletiç dhe ndaj dy personave të tjerë me incialet S.S dhe S.M.
“Padia është ngritur kundër të pandehurit me iniciale S.S., për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe ndaj D.M., dhe S.M., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. Gjatë muajit nëntor 2023 në objektin e Komunës së Leposaviçit, i pandehuri S.S., akuzohet se në objektin e komunës së Leposaviçit në një nga zyrat e komunës e fton të pandehurën D.M., dhe i ofron substancë narkotike të llojit kokainë dhe e konsumojnë së bashku përmes hundës.
Po ashtu, në një rast tjetër në muajin nëntor 2023, i pandehuri S.S., e thërret në një nga zyrat e objektit të Komunës së Leposaviçit të pandehurin S.M., dhe i ofron substancë narkotike kokainë të cilën e vendos në tavolinë dhe i pandehuri S.M., e konsumon përmes hundës. Po ashtu, gjatë muajit nëntor i pandehuri S.S., në një nga lokalet e qytetit pa autorizim shpërndanë substanca narkotike të llojit kokainë, ashtu që e thërret në banjon e kafiterisë të pandehurën D.M dhe i ofron substancë narkotike kokainë të cilën e pandehura D.M., e konsumon përmes hundës”, thuhet në deklaratë.
Nënkryetarja serbe Dragana Miletiç u shkarkua nga detyra pas publikimit të videos ku së bashku me një punonjës tjetër janë filmuar duke konsumuar kokainë në ambientet e zyrës së punës. E njohur si “Beba”, ajo u kap duke konsumuar lëndë narkotike nga sifoni i tualetit dhe një tavolinë pune, e shoqëruar nga një koleg i saj, i cili po ashtu konsumon drogë me të. Asokohe, në deklaratën e saj Miletiç pretendoi se është “detyruar” të konsumojë drogë dhe se e kanë kërcënuar se do t’i bombardojnë shtëpinë./ZËRI
Burimi