Komisioni i Venecias: Zgjedhjet 2025 të jenë të lira. Kreu i KQZ: Përjashtimi i partive nga procesi, gabim!

Komisioni i Venecias: Zgjedhjet 2025 të jenë të lira. Kreu i KQZ: Përjashtimi i partive nga procesi, gabim!

Ilirjan Celibashi dhe Sasa Zagorc

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar në Tiranë Konferenca për përgatitjen e zgjedhjeve të 11 majit. Pjesë e konferencës ka qenë edhe anëtari zëvendësues i Komisionit të Venecias, Sasa Zagorc, i cili tha se është i rëndësishme depolitizimi i administratës zgjedhore. Ai u shpreh se u shpreh se administrata zgjedhore e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira.
“Komisioni është i opinionit se reforma zgjedhore duhet të bëhet pas konsultimeve që lejojnë debatin mes opozitës dhe mazhoranës dhe me shoqëritë civile. Duhet të bëhen edhe në një moment të caktuar për tu bërë të zbatueshme edhe për zgjedhjet që po vijnë. Zgjedhjet janë përcaktuar më 11 maj dhe ato duhet të bëhen në mënyrë demokratike. Administrata zgjedhore e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të drejta dhe të lira’, tha Zagroc.
Nga ana tjetër kreu i KQZ Ilirajn Celibashi, në fjalën e tij në konferencën konferencën ‘Depolitizimi i Administratës Zgjedhore’ është shprehur kundër komisionerëve dhe numëruesve nga administrata publike. Ai u shpreh se partitë duhet që të jenë në proces. Celibashi u shpreh se në procesin zgjedhor duhet të përfshihen edhe personat që nuk vijnë nga zyrat e partive. 
“Partitë politike kanë një peshë shumë të madhe në administrimin e procesit zgjedhor dhe e vërteta është se eksperienca e të paktën e  këtyre 30 viteve të fundit, ka treguar një dispropocion të madh ndërmjet të drejtës që partitë kanë për të qenë palë në nivel të dytë dhe të tretë dhe me përgjegjësinë që ata reflektojnë në këtë proces, por në gjykimin tim krejt personal, të paktën në situatën politike dhe sociale ku ndodhet Shqipëria, partitë politike të përjashtohen tërësisht nga administrimi, mendoj se do bënim një gabim të madh, nëse partitë do të shmangeshin tërësisht dhe do thërrisnim vetëm nëpunës civilë. Aktorët politikë nëse nuk jenë prezentë, e vështirë se do pranonin rezultatin e zgjedhjeve. Do duhet jo vetëm partitë, por ka ardhur koha, që partitë të jenë, të kenë kontributin e tyre, por do duhet që në këtë proces do duhet të jenë të angazhuar edhe, persona që nuk vijnë nga zyrat e partive”,-tha ai.
Më 5 dhjetor Presidenti Bajram Begaj, shpalli datën 11 maj të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Zyra e Presidencës sqaroi për mediat se Begaj vendosi që të respektojë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në caktimin e datës së zgjedhjeve./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente