“Koha nuk mjafton”, KQZ kërkesë Kuvendit: Ndryshoni afatin e ankimimit të emigrantëve
TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor për ankimimin e emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit rrreth procesit të regjistrimit. Sipas dokumentit të depozituar nga KQZ drejt Kuvendit, kërkohet që edhe Gjykata e Shkallës së Parë të përfshihet në listën e zgjedhësve, pasi koha e pamundëson procesin e shqyrtimit të të gjithë ankesave.
Në dokumentin e drejtuar drejt 9 partive politike, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, kërkon që të ndryshohet edhe afati i regjistrimit të emigrantëve nga 7 ditë para zgjedhjeve në 30 ditë në mënyrë që vota të dërgohet tek të gjithë emigrantët dhe të kthehet.
Sipas neneve aktuale, emigrantët shqiptarë kanë të drejtë të ankimojnë 7 ditë para datës së votimit për t’u përfshirë në listën e votimit. KQZ kërkon që nenet të ndryshohen në 30 ditë, pasi Gjykata ka nevojë për 48 orë të jap vendimin e saj për zgjedhësit, dhe duhen të paktën 28 ditë që zarfi të mbërrij tek adresa e tyre./ZËRI
Dokumenta bashkëngjitur
Burimi