
Kërkon lirinë! Veliaj në seancë: Keni sjellë ‘prova të reja’, sillni mediat të deklaroj përgjimet kundrejt meje
👁621

Erion Veliaj
TIRANË-Është zbardhur fjala e kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën që zhvillohen në Apelin e GJKKO, ku kërkon lirinë.
‘Keni sjell “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja”. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”,- ka thënë Veliaj.