‘Kërcet arma’ sërish në Shkodër, qëllohet drejt një ‘Range Rover-i’

‘Kërcet arma’ sërish në Shkodër, qëllohet drejt një ‘Range Rover-i’

PAMJE NGA VENDNGJARJA

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në lagjen Rus, Shkodër. Mësohet se është qëlluar drejt një automjeti tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të bardhë. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima, ndërsa mjeti rezulton në pronësi të shtetasit A.K. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur dinamikën dhe po punohet për kapjen e autorit.
Burimi