
‘Karma rikthen’! Berisha: Njeriu që firmosi ‘non gratën’ time, tani është ‘non grata’ në vendin e tij
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin e tij me qytetarët ka komentuar, masën ‘non grata’ e vendosur ndaj tij. Berisha u shpreh se personit që i vendosi non gratën (referuar Blinken) ju rikthye karma pasi vetë ai është non grata tashmë në vendin e tij.
Sali Berisha: ‘Non grata’ ime defakto siç keni konstatuar pas vetingut 34 vjeçar, të prokurorëve politike të Edvin Ramës doli se, Sali Berisha i akuzuar për korrupsion, kishte kursime së bashku me bashkëshorten 100 mijë euro në punën e tyre 54 vjeçare. Një apartament 40 metra më të madhe se ai që ka patur. Doli se nuk e kishte shkelur kurrë ligjin, ai dhe fëmijët e tij. Pra për mua, ata që më akuzuan, ata mashtruan dhe fatmirësisht njeriu që firmosi është sot ‘non grata’ në vendin e tij. Dhe ky është, e thonë, ‘karma rikthen’ dhe ai mori atë që meritonte nga presidenti Donald Trump.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata në vitin 2021 nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe. Por rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ngjallur shpresë tek Sali Berisha, për të hequr njollën e non grata-s amerikane.
Në të gjitha daljet e tij publike që është pyetur, Berisha është shprehur se shpreson shumë se me marrjen e detyrës nga administrata e re amerikane, në Janar 2025, presidenti i ri Donald Trump do të shqyrtojë shpalljen e tij non-grata. Por deri më tani, ky ishte sinjali i vetëm që ka ardhur nga SHBA dhe DASH./ZËRI
Burimi