![“Kaosi” i Elon Musk/ WP: Me bekimin e Trump ai do zëvendësojë punonjësit me robotë dhe AI](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/kaosi-i-elon-musk-wp-me-bekimin-e-trump-ai-do-zevendesoje-punonjesit-me-robote-dhe-ai_67a8edc76b1a9.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
“Kaosi” i Elon Musk/ WP: Me bekimin e Trump ai do zëvendësojë punonjësit me robotë dhe AI
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Përfshirja e miliarderit Elon Musk në Uashington ka zbuluar vizionin e tij për një qeveri dramatikisht më të vogël dhe kërkon që të reduktojë qindra, nëse jo mijëra funksione publike. Në më pak se tre javë, shërbimi DOGE i SHBA i kontrolluar nga Musk ka “marrë para” një mori agjencish federale. Urdhrat janë të qarta: Vendosni besnikët në udhëheqje, nxirrini të dhënat e brendshme, fitoni kontrollin e fluksit të fondeve, eliminoni punët dhe programet që nuk përputhen ideologjikisht me qëllimet e administratës Trump.
Por kjo fushatë ka shkaktuar kaos në të gjithë Uashingtonin. Kështu shkruan “Washington Post”. Qëllimi është një qeveri e reduktuar që ushtron më pak mbikëqyrje mbi bizneset private, ofron më pak shërbime dhe zë një pjesë më të vogël të ekonomisë së SHBA-së – por u shërben nevojave dhe interesave të presidentit. Edhe pse e udhëhequr nga njerëzit e Musk, kjo fushatë mbështetet 100% nga Trump dhe lidershipi i tij i lartë.
“Uashingtoni nuk di si të sillet me njerëzit që refuzojnë të luajnë lojën sipas rregullave të tyre”, tha investitori Servin Pisevar, një mik i vjetër i Musk.
“Donald Trump dhe Elon Musk janë dy stuhi të ndryshme të mbështetura nga shumica e amerikanëve – njëra politikisht, tjetra teknologjikisht. Por të dy kanë të njëjtin sfond të kalbur”.
Qasje në të dhëna të ndjeshme dhe personale
Deri më tani kjo “stuhi” ka shkaktuar shqetësim të thellë. Të premten vonë, një gjykatës federal në Uashington refuzoi të bllokonte aksesin e DOGE në të dhënat e Departamentit të Punës, por shprehu shqetësimin për punonjësit e rinj të DOGE të cilët nuk kishin pasur asnjë trajtim sesi të silleshin me të dhënat konfidenciale, madje “fituan” akses në të dhënat mjekësore dhe financiare të miliona amerikanëve.
Kështu, të shtunën, një gjykatës federal në Nju Jork bllokoi stafin e DOGE nga aksesi në sistemet e ndjeshme të pagesave të Departamentit të Thesarit, duke përmendur rrezikun e një “dëmi të pariparueshëm”. Ndërkohë mjerëzit protestojnë kundër vendimit të Trump për të mbyllur Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Nëse Musk ka sukses me planin e tij, fuqia punëtore e kjësaj organizate do të reduktohet me të paktën 10%. Një ofertë masive e dorëheqjeve vullnetare ka nisur “vallen”.
“Ne kemi dëgjuar prej tyre se ata duan t’i bëjnë ndërtesat aq të shkreta saqë njerëzit nuk do të mund ta durojnë klimën që do krijohet dhe do të detyrohen të largohen,”- tha një zyrtar i lartë në GSA, e cila menaxhon pjesën më të madhe të pronës federale.
Për të zëvendësuar administratën publike ekzistuese, aleatët e Musk po kërkojnë zgjidhje përmes teknologjisë. Bashkëpunëtorët e DOGE kanë ushqyer vëllime masive të të dhënave qeveritare dhe bazave të të dhënave në mjetet e inteligjencës artificiale, duke u përpjekur të përcaktojnë se cilët punë mund të zëvendësohen nga AI, apo edhe robotë./ZËRI
Burimi