
Kandidoi kushëririn e Elvis Rroshit në listë, përgjigjet Berisha
👁2230
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për kandidimin në listën e Tiranës të kushëririt të Elvis Rroshit, ish-kryebashkiakut socialist të Kavajës. I pyetur se përse kishte zgjedhur që të vendoste kushëririn e tij në listën e kandidatëve, Berisha u shpreh se në fakt, Elton Rroshi është propozim i aleatëve.
“Kushëriri nuk është mëkatar për kushëririn. Nëse Eltoni nuk ka pasur aktivitet me Elvisin…pse ka lidhje gjaku nuk mund të jetë argument. Duhet të jetë në listë nga partitë aleate, por kjo nuk mund të jetë kriter,”-tha Berisha./ZËRI
Burimi