“Jemi heronj, shpëtuam 200 veta”, çfarë thonë të arrestuarit për tragjedinë e Koçanit

“Jemi heronj, shpëtuam 200 veta”, çfarë thonë të arrestuarit për tragjedinë e Koçanit

Pamje teksa futen në gjyq

SHKUP- Të dyshuarit për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan kanë dalë sot në gjyq. Teksa futeshin në godinë, janë ekspozuar para gazetarëve, ku disa kanë thënë edhe fjalët e para pas tragjedisë. Pasi një gazetar e pyeti nëse ndihen fajtorë, njëri nga të dyshuarit tha se në fakt ata janë heronj, pasi kishin shpëtuar jetën e më shumë se 200 personave që ndodheshin brenda godinës.
“Ne nuk ndihemi fajtorë, ne jemi heronj, kemi shpëtuar më shumë se 200 njerëz, po të mos i kishim shpëtuar do të kishim më shumë viktima. Qëndrova në zjarr deri në momentin e fundit për t’i nxjerrë të gjithë fëmijët jashtë, për t’i shpëtuar sikur të ishin të mitë. Edhe unë kam dy fëmijë të mitur,”-tha njëri prej të arrestuarve.

Maqedonia e Veriut dhe Koçani janë të tronditura një ditë pas tragjedisë së disko, e cila la pas të paktën 59 të vdekur dhe më shumë se 155 persona të plagosur. Në qytetin e Koçanit mbizotëron heshtja, ndërsa banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Puls”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente