Iu vendos lënde plasëse në makinë, Syziu njihej si problematik! I vëllai i zhdukur që në vitin 1997
👁3833
Foto ilustruese
MIRDITË- Ledovik Syziu, të cilit iu bë atentat me tritol në makinë këtë të dielë në Malaj të Mirditës nuk është një emër i panjohur për Policinë. Raportohet se Syziu njihet si njeri problematik në Mirditë, ndërsa ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997, i cili është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në vitin e mbrapshtë.
Fatmirësisht nga shpërthimi, 47-vjeçari nuk mori lëndime të rëndë ndërkohë ndodhet i shtruar në spitalin e Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Lënda plasëse ishte vendisur në pjesën e pasme të mjetit, i cili shpërtheu sapo Syziu e ndezi. Policia ka nisur hetimet ndërsa në dëshminë e tij, Syziu ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri./ZËRI
Burimi