Ish-mafiozi shqiptar John Alite bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Ish-mafiozi shqiptar John Alite bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Ish-mafiozi shqiptar John Alite bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

John Alite

SHBA-Ish-mafiozi me origjinë shqiptare John Alite, që dikur ishte një nga njerëzit më të besuar të John Gotti-t, tashmë është bërë këshilltar bashkiak në qytetin Englishtown, New Jersey. New York Post shkruan se ish-“ushtari” i familjes mafioze “Gambino”, i cili dikur u dënua për 6 vrasje dhe dhjetëra sulme të dhunshme, u betua të mërkurën si anëtar i Këshillit Bashkiak, duke marrë një kthesë të papritur në jetën e tij.

Alite, i cili kaloi 14 vjet në burg dhe më pas u bë dëshmitar i FBI-së kundër ish-mikut të tij, John Gotti Jr., ka qenë i angazhuar në punë sociale për të ndihmuar të rinjtë të largohen nga rruga. Kjo e bëri atë të fitonte besimin e kryebashkiakut të Englishtown, Daniel Francisco, i cili e propozoi për postin e këshilltarit. Megjithëse pati kundërshtime fillestare nga disa anëtarë të këshillit, Alite arriti t’i bindë se e kaluara e tij mund të shërbejë si një shembull për ndryshim dhe rikthim pozitiv.

“Kam pasur një të kaluar të errët, por tani dua ta shlyej dhe ta përfundoj jetën duke bërë gjëra pozitive. Çdo aspekt i rrugës është si qeveria, ndaj e kuptoj mirë manovrimin politik dhe intrigat,” tha 62-vjeçari Alite.

Alite kaloi rreth katërmbëdhjetë vjet në burg për vrasje, rolin e tij në afërsisht 37 të shtëna me armë zjarri, dhe rrahje të panumërta ndërsa punonte si një komandant Gambino. Ai më vonë bashkëpunoi me forcat e rendit në hetimin e tyre për krimin e organizuar.

Alite do të mbajë postin e këshilltarit bashkiak në qytetin Englishtown deri në vitin 2027, përveç nëse dikush e sfidon në zgjedhje deri më 21 mars./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente