Iku me vrap nga gjykata dhe shkoi në lokali, mjeku Edmond Gashi: U ndjeva keq se jam me diabet

Iku me vrap nga gjykata dhe shkoi në lokali, mjeku Edmond Gashi: U ndjeva keq se jam me diabet

Edmond Gashi

TIRANË- Mjeku Edmond Gashi, i cili ditën e djeshme pasi doli me vrap nga Gjykata e Tiranës duke shkelur procedurën e shoqërimit për të vuajtur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ka dhënë edhe justifikimin e tij. Në dëshminë e dhënë para Policisë së Shtetit, mjeku Gashi tha se iku me vrap dhe u ul në një lokal për shkak se ishte ndjerë keq.
“Jam me diabet, u ndjeva keq dhe ndalova për të marrë diçka,”-tha mjeku.
Në fakt, mjeku Edmond Gashi u kap në një lokal në zonën e Kasharit nën shoqërinë e 3 personave të tjerë, ende të paidentifkuar. Por Policia shkoi me vonesë dhe nuk e lokalizoi dot në lokal ku kishte shkuar, por në banesën e tij. Tashmë përveç akuzave të ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës, Policia e Shtetit ka referuar për t’i shtuar edhe veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./ZËRI
 
Burimi