Hashashi nga Maqedonia apo lidhjet me Erion Alibej, pse grupi i vëllezërve Çopja kërkonin eleminimin e Pikut, dëshmia e ‘Krymit’
Kei Piku dhe Erion Alibej
ELBASAN- Kei Piku po ashtu ka qenë një nga shënjestrat e vëllezërve Çopja, ku në vitin 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një fuoristradë në ecje, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Range Rover’. Në dosjen e siguruar nga ZËRI në lidhje me atentatin ka dëshmuar edhe Erion Alibej, i cili është shprehur se Kei Piku është shok i ngushtë me djalin e dajës së tij. Sipas Alibej, grupi i vëllezërve Çopja kërkonin të eleminonin Pikun për shkak të një sasie lëndë narkotike hashash nga Maqedonia. Dyshimet janë gjithashtu se Piku u vu në shënjestër, për faktin se grupi Çopja kujtonte se Kei Piku i jepte informacione Erion Alibej.
Dëshmia e Erion Alibej
Kei Pikut i kanë bërë atentat. Kei Piku është i afërt, shumë shok me Andin, djalin e dajës tim. Pikut i bënë atentat fiks mu aty ku unë jam takuar me Mikael Qosen në atë periudhë që sa mora vesh ngjarjen e Endritit, që është përballë Din Çamit. Aty ka qenë Kei Piku me një Range Rover dhe është një pikë lloto. Në atë peridhë këta dyshonin për një, ku e di unë se çfarë nxorri televizori atëherë, ca hashash maqedonie a ku di unë. Por e vërteta është se kur është pranu për Endritin është pranu (e pakuptueshme) Kei Piu që ia ka bërë Franc Çopja dhe Hajdar Çopja dhe ia kam thanë Keit “E ke nga Franc Çopja, Hajdar Çopja dhe Mikael Qosja’.. Kei më tha ka mundësi pasi rrinte dhe takohej me Andin, vinin dhe rrinin tek unë, dhe një herë e kanë parë çunat e Dinit me radio dhe kanë kujtu se Kei më jepte mu informacione. Kei Piku siç kam fol dhe ma përpara mka dhënë informacione që Mikael Qosja para atentatit zhvillonte takime, bile shumë të shpeshta me Gent Sharrën aty ke Talo Çela dhe vëllezërit Çopja dhe Kei Pikut i banë atentat po të njëjtët person./ZËRI
Burimi