Groenlanda drejt pavarësisë nga Danimarka, Nielsen kundërshton Trump: Vetëm populli ka të drejtë të vendosë për të ardhmen

Groenlanda drejt pavarësisë nga Danimarka, Nielsen kundërshton Trump: Vetëm populli ka të drejtë të vendosë për të ardhmen

Jens-Frederik Nielsen

NUUK- Jens-Frederik Nielse, fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Groenlandë ka kundërshtuar përpjeket e presidentit amerikan Donald Trump për të marrë nën kontroll ishullin. Nielse është shprehur se vetëm populli i tij ka të drejtë vtë vendosi për të ardhmën e tyre. Ai gjithashtu po kërkon pavarësinë nga Danimarka.
Jens-Frederik Nielsen, kreu i demokratëve të qendrës së djathtë arritën një fitore të papritur në zgjedhjet legjislative të kësaj jave dhe tani duhet të formojnë një qeveri koalicioni. Ai u tërhoq të enjten kundër pretendimeve të përsëritura të Trump se SHBA do të marrë në kontroll ishullin.
“Ne nuk duam të jemi amerikanë. Jo, ne nuk duam të jemi danezë. Ne duam të jemi groenlandezë dhe duam pavarësinë tonë në të ardhmen. Dhe ne duam ta ndërtojmë vetë vendin tonë,”- tha Nielsen për Sky News.
Kryeministri në largim i Groenlandës, Múte Egede, tha se do të zhvillonte një takim me liderët e partive për të refuzuar së bashku kërcënimet e Trump, duke paralajmëruar se “Mjaft është mjaft”./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente