Grenell sulmon REL dhe VOA-n: Janë relike e së shkuarës!

Grenell sulmon REL dhe VOA-n: Janë relike e së shkuarës!

Richard Grenell

KOSOVË- Ish-i dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell vijon me sulmet në rrjetet e tij sociale; e kësaj here ka në fokus mediat. Grenell ka sulmuar mediat Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, që financohen nga taksapaguesit amerikanë. Sipas diplomatit amerikan, mediat edhe pse financohen nga taksapaguesit europianë janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.

“Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë. Është media shtetërore. Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me këta gazetarë për dekada. Janë një relike e së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria,”-shkruan Grenell./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente