Goditi Tur Koçekun, kush është Fatmir Bejo që jep para me fajde dhe organizon lojëra fati, një vit më parë mori peng biznesmenin

Goditi Tur Koçekun, kush është Fatmir Bejo që jep para me fajde dhe organizon lojëra fati, një vit më parë mori peng biznesmenin

Fatmir Bejo

TIRANË- Fatmir Bejo, një nga personat e përfshirë në sherrin masiv në Palasë nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Policia nuk e ka përmendur fare në ngjarje në njoftimin zyrtar dhe në kërkim ka shpallur vetëm dy personat e tjerë, Xhoni Spaho 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës, por ZËRI mësoi se një prej personave që ka goditur Koçekun është vetë 29-vjeçari Fatmir Bejo.

Në prill të vitit të kaluar, Fatmir Bejo u bë kryefjalë e mediave pasi bashkë me të vëllanë, Alban Bejo morën peng biznesmenin në fushën e ndërtimit, Gjergji Fela, 47 vjeç.

Fatmir Bejo

Fela u paraqit në spital për të marrë mjekim dhe kishte dëme të shumta në trup dhe për rrjedhojë, ishin mjekët ata që njoftuan autoritetet.
Kur efektivët e morën në pyetje në dhomën e spitalit, Felahezitoi të fliste fillimisht, por më pas rrëfeu se ishte marrë peng për shkak të një borxhi nga vëllezërit Alban dhe Fatmir Bejo, 35 dhe 28 vjeç në atë kohë.

Fatmir Bejo

Dyshja, sipas biznesmenit e kanë ndjekur deri në parkingun e një lokali në Kombinat dhe e kanë future në makinë. Për orë me radhë, ata e rrahën dhe e dhunuan për borxhin prej 25 mijë eurosh.
Më pas e lanë të lirë, por për shkak të plagëve të shumta, Fela iudrejtua spitalit.
Në pranga një vit më parë u vu Alban Bejo, që në dëshminë e tij në gjyq tha  se paratë borxh ia kishte dhënë i vëllai Fatmiri, por që biznesmenit nuk i kishte kthyer prej kohësh.
Mirëpo, biznesmeni Fela nuk është i vetmi që është financuar me shuma të mëdha parash nga vëllezërit Bejo. Kjo pasi ZËRI ka mësuar se dyshjamerren me para me fajde. Gjithashtu, ata kanë ushtruar dhe veprimtari të lojërave të paligjshme të fatit, kryesisht loto.
Nuk dihet nëse Albani është liruar pas pengmarrjes, por Fatmiri pavarësisht se kërkohej nga autoritetet edhe për plagosjen e Mirel Shirkës në Komunën e Parisit, po festonte në lokalin “Sin”, aty ku dhe ndodhi përplasja me Koçekun.

 

fatmiri bejojpg

oki444jpg
Burimi