Gjykata rrëzon Trump dhe Musk, urdhëron administratën të kthejë në punë mijëra punonjës të shkarkuar

Gjykata rrëzon Trump dhe Musk, urdhëron administratën të kthejë në punë mijëra punonjës të shkarkuar

Elon Musk dhe Donald Trump

SHBA- Gjykata e Kalifornisë dhe Maryland në SHBA ka urdhëruar administratën e presidentit republikan Donald Trump që të rikthejë në punë mijëra punonjës federalë që u shkarkuan. Administrata e Trump prej janarit ka shkarkuar masivisht mijëra punonjës në 19 agjenci amerikane. Këto vendime ishin goditja më e madhe për agjencitë federale të marra nga Trump dhe këshilltari i tij Elon Musk. Ndërsa, ata kanë paralajmëruar një valë të dytë shkarkimesh dhe për shkurtim të pagave.
Gjykatësi James Bredar, ra dakord me ankimet e depozituara nga 20 shtetet e udhëhequra nga demokratët se 18 prej agjencive të cilat kishin shkarkuar punëtorë në provë në mënyrë masive javëve të fundit i kanë shkelur rregulloret me të cilat menaxhohet largimi nga puna i punëtorëve federalë.
Urdhri i Bredar për rikthimin e punëtorëve në vendet e tyre të punës vlen, mes tjerash, për Agjencinë për Mbrojtje Mjedisore, Byronë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorëve dhe Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Agjenci të tjera që përfshihen në urdhrin e lëshuar janë edhe Departamenti i Bujqësisë, Departamenti i Tregtisë, Departamenti i Arsimit, Departamenti i Energjisë, Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane, Departamenti i Sigurisë së Atdheut, Thesari e disa agjenci të tjera.
Vendimi erdhi disa orë pasi gjykatësi tjetër, William Alsup, gjatë një seance në San Francisko urdhëroi kthimin në punë të punëtorëve në provë që ishin shkarkuar në gjashtë agjenci, përfshirë edhe Departamentin e Mbrojtjes./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente