GJKKO i kërkon Gjykatës së Lartë të shprehet për masakrën e Qafë Gjashtës

GJKKO i kërkon Gjykatës së Lartë të shprehet për masakrën e Qafë Gjashtës

Alqi Paguni

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka deleguar Gjykatës së Lartë kërkesën e Alqi Pagunit, i dënuar në mungesë për të ashtuquajturën masakra e Qafë Gjashtës. Sipas gazetares Anila Hoxha, Paguni, i dënuar me 15 vite burg në mungesë ka kërkuar shuarjen e dënimit. Kështu që kërkesën e tij, gjyqtarja Flora Hajredinaj i ka dërguar Gjykatës së Lartë dosjen.
Alqi Paguni bëri kërkesë në Gjykatën e Sarandës për shuarje dënimi së bashku me disa të tjerë, pasi është akuzuar se në 1997 është përfshirë në “Masakrën e Qafë Gjashtës”, ku u vra oficeri Gjergj Mehmeti, u torturua oficeri Eduart Alia dhe u tentua të vriteshin kolegë të tjerë të Mehmetit dhe Alisë. Ndaj dhe Paguni pretendon se nuk mund të ndiqet ende penalisht për ngjarjen pasi kanë kaluar 27 vite. 
Për masakrën e Qafë Gjashtës u arrestuan 5 persona dhe dosja u gjykua nga tashmë ish-Gjykata e Krimeve të Rënda. 
Burimi