Garuan kundër tij në zgjedhjet presidenciale, Trump iu heq akses Harris dhe Clinton nga dokumentete e klasifikuara

Garuan kundër tij në zgjedhjet presidenciale, Trump iu heq akses Harris dhe Clinton nga dokumentete e klasifikuara

Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump iu hoqi të drejtën për akses në informacione të klasifikuara dy ish-kundërshtarëve të tij politike. Ai iu hoqi të drejtën ish-zëvendës presidentes Kamala Harris, e cila ishte kundërshtarja e tij në zgjehdjet e 2024 dhe ish-rivales së tij në Garën Presidenciale të Vitit 2016 Hillary Clinton.
Trump iu ka hequr qasjen për të marrë përditësime mbi informacionet e klasifikuara edhe dhjetrave ish-zyrtarëve të tjerë. Më herët presidenti amerikan i hoqi të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara dhe ish-presidentit Joe Biden të cilin e pati quajtur të paaftë mendërisht.
“Kam vendosur se nuk është më në interesin kombëtar që individët e përmendur të kenë qasje në informacione të klasifikuar”, shkruhej në memorandumin nënshkruar nga Trump.
Ish-presidentët amerikanë si dhe zyrtarë të lartë të sigurisë kanë të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara edhe pas përfundimit të mandatit të tyre. Që prej ardhjes së tij në detyrë në 20 Janar, në mesin e zyrtarëve që Trump iu ka hequr aksesin në informacion të klasifikuar janë edhe ish-sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, ish-politikanja republikane Liz Cheney si ish-këshilltarja e tij për marrëdhëniet me Rusinë Fioan Hill si dhe zyrtarë të tjerë.
Lëvizja e Trump për heqjen e aksesit në informacionet e klasifikuara kryesisht ndaj ish-zyrtarëve Demokratë vjen si hakmarrje mbi vendimin e marrë nga Joe Biden në vitin 2021, i cili bëri të njëjtën gjë, i hoqi këtë akses Trump./ZËRI
Burimi