Gara për deputet! Agron Malaj, Tërmet Peçi dhe Ervin Demo lënë postin e kryebashkiakut

Gara për deputet! Agron Malaj, Tërmet Peçi dhe Ervin Demo lënë postin e kryebashkiakut

Agron Malaj, Ervin Demo, Majlinda Bufi dhe Tërmet Peçi

MAT- Tre nga krybashkiakët e vendit kanë dhënë dorëheqjen në prag të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit. Dorëheqjen e ka dhënë i pari kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Siç duket edhe në dokumentin e siguruar, Këshilli Bashkiak i Matit ka njoftuar mbledhje të jashtëzakonshme ditën e mërkurë në orën 10.00. Detyra për drejtimin e bashkisë pritet t’i kalojnë zëvendëskryetarit të bashkisë deri në zgjedhjet e reja. 

DOKUMENTI

Malaj në listat e PS të Qarkut Dibër pritet të kandidojë për deputet në listat e PS të Qarkut Dibër. Pas kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen dhe kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi. Ky i fundit pritet të jetë deputetët për Qarkun e Gjirokastrës. I treti që ka dhënë dorëheqjen nga posti është Ervin Demo kryebashkiaku i Beratit. 
Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë ende me dije, por Malaj, Peçi dhe Demo përfliten mes emrave të kryebashkiakëve, të cilët do të të garojnë për deputetë më 11 maj. Një emër tjetër që pritet të lërë postin e kryebashkiakut për mandatin e deputetit është Majlinda Bufi e Roskovecit. Por për këtë të fundit, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar /ZËRI

gghhhhpng

gggpng

agron malajpng

640 0 1741698641xwmremove transformed 1 218
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente