
Gara për deputet! Agron Malaj dhe Tërmet Peçi lënë postin e kryebashkiakut (DOKUMENTI)
Agron Malaj dhe Tërmet Peçi
MAT- Dy nga krybashkiakët e vendit kanë dhënë dorëheqjen në prag të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit. Dorëheqjen e ka dhënë i pari kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Siç duket edhe në dokumentin e siguruar, Këshilli Bashkiak i Matit ka njoftuar mbledhje të jashtëzakonshme ditën e mërkurë në orën 10.00. Detyra për drejtimin e bashkisë pritet t’i kalojnë zëvendëskryetarit të bashkisë deri në zgjedhjet e reja.
DOKUMENTI
Malaj në listat e PS të Qarkut Dibër pritet të kandidojë për deputet në listat e PS të Qarkut Dibër. Pas kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen dhe kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi. Ky i fundit pritet të jetë deputetët për Qarkun e Gjirokastrës.
Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë ende me dije, por Malaj dhe Peci përfliten mes emrave të kryebashkiakëve, të cilët do të të garojnë për deputetë më 11 maj. Dy emra të tjerë që pritet të lënë postin e kryebashkiakut për mandatin e deputetit janë Majlinda Bufi e Rroskovecit, Ervin Demo i Beratit./ZËRI
gggpng
agron malajpng
640 0 1741698641xwmremove transformed 1 218
Burimi