“Gara e pabarabartë”, Braçe: Po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”!

“Gara e pabarabartë”, Braçe: Po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”!

Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për herë të parë pasi u vendos në listën e hapur të PS-së në Qarkun e Tiranës. Në rrjetet e tij sociale, deputeti thotë se është gati për betejë, por ka edhe kritika që nuk i adreson me emër. Në postimin e tij të gjatë, Braçe shkruan se gara është e pabarabartë, duke theksuar se kjo javë ka qenë e vështirë për të, duke e cilësuar kandidimin e tij si një garë të pabarabarë. Kjo duke theksuar se ka vetëm 6 javë që është shkëputur nga elektorati i tij në Divjakë, për të garuar si deputet në njësinë nr.5 në Tiranë.
“Kjo javë ka qenë e vështirë. Më është dashur që të përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”; të pranoj një garë të pabarabartë kur kam veç 6 javë këtu, të shkel mbi ca parime që i kam të shenjta kur më duhet të konkuroj në një strategji jo etike me shokët e mi të vjetër e të rinj,”-shkruan Braçe. 
Reagimi i plotë:
GATI! EDHE NJE HERE! DO E BEJ KETE BETEJE EDHE KETE HERE; DO MARR VOTA ME FYTYRE, KURRE PA FYTYRE! Nuk kam ministri, ndermarrje, asete, nepunes, te mira publike per te shperndare-I KA NDALUAR LIGJI KETO; Nuk kam biznes, para, llogari bankare nga rrjedhin para zgjedhore; Nuk kam biznesmene, as perpara e as mbrapa, detyrim ndaj tyre; Nuk kam televizion, gazete, portal, podcast; POOOO, KAM PUNE TE BERE DHE DUA PUNE PER TE BERE! Kam mendje per vizionin e duhur, zemer per ti perfshire te gjithe e ndjere njesoj, gjuhe per te komunikuar me cdokend, kembe per te ecur e shkuar kudo, dore-duar per ti shtrenguar me secilin; POOOO, KAM PARTINE ME TE MADHE NE VEND, PARTINE SOCIALISTE, PARTINE TIME-ME TE U BASHKOVA FARE E RI, U RRITA ATY, NUK E PERDORA KURRE PER VETE, NUK E DEMTOVA KURRE, NUK E DEMTOVA KURRE; kurre nuk mori barre prej meje; JAM SOCIALIST NE TE DHE NUK KAM TURP TA THEM HAPUR, ME ZE TE LARTE, KUDO; Nuk e kam instrument kariere, lavdie personale, por mundesi per te arritur qellime te mira e te perbashketa ne sherbim te njerezve-keshtu ka qene cdo dite per mua. DO E BEJ KETE BETEJE NE #TIRANE, me ne fund edhe per Tiranen e madhe-kam 6 jave qe bej dhjetera kilometra ketu.
Kjo jave ka qene e veshtire. Me eshte dashur te pertyp perfundimisht inatin brutal perjashtues “o une, o ai”, te pranoj nje gare te pabarabarte kur kam vec 6 jave ketu, te shkel mbi ca parime qe i kam te shenjta kur me duhet te konkuroj ne nje strategji jo etike me shoket e mi te vjeter e te rinj. Ne kaq vite kam mesuar se ka gjera me te medha se kaq; NJEREZIT, JETA E TYRE NE KETE VEND-MIREQENIA, BARAZIA E MUNDESIVE, PUNA, SHENDETI, SOLIDARITETI, KY VEND DHE E ARDHMJA E TIJ, VLEJNE ME SHUME! NDAJ PO VENDOS TA BEJ KETE BETEJE NE TIRANE; Nga Rrogozhina komshie per 12 vite me rradhe-bujqesore e blegtorale, Kavaja po e tille, fshatrat me rradhe-fokusi i nje pune per ta e me ta te paperfunduar ne Kuvend, Tiranen bujqesore si e dyta e Shqiperise po te tille-bujqesore, ne KOMBINATIN ku u linda e kam njerezit e mi te gjakut e jetes se perbashket, kudo ne Tirane ku kam mare gjithe jetes shume mbeshtetje e fuqi, PER TU NDALUR TE #5✋sa, NJESIA SIMBOL E KETIJ QYTETI!/ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente