Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj

Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj

Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e

Guxim Zenelaj

TIRANË- Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me vendim të datës 6 tetor 2023, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK dhe konfisikimin e pasurive të Zenelajt. Më pas, vijoi procesin për ndjekjen e çështjes e tij në raport me fshehjen e pasurisë, për të cilën edhe e shpalli fajtor. Zenelaj ishte akuzuar për “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, por në pretencë, SPAK shtoi që dënimin ish-gjyqtari të mos e vuajë në qeli, por t’i konvertohet në shërbim prove, por për 24 muaj. Por Gjykata vendosi ta dënojë me 6 muaj.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj akuzohet se ka bërë deklarim të rremë të pasurisë. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka sekuestruar 7 pasuri, mes tyre: 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin. Po ashtu, SPAK i ka marrë edhe 1000 metra tokë në Porto Palermo, 1 dyqan dhe 3 apartamente me 2 garazhe në Ishull-Shëngjin.

Magjistrati dha dorëheqjen nga karriera e tij në drejtësi më 26 maj të këtij viti, para se të përballej me Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit. Në vitin 2016, ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë. Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente